Insajderi
Botë

Biseda telefonike Trump-Putin, Shtëpia e Bardhë: Nuk kemi qenë kurrë më parë kaq afër paqes

Insajderi
17 March 2025 - 20:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Biseda telefonike Trump-Putin, Shtëpia e Bardhë: Nuk kemi qenë kurrë më parë kaq afër paqes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Nuk kemi qenë kurrë më parë kaq afër paqes”, thuhet në deklaratën e fundit të Shtëpisë së Bardhë, në prag të telefonatës së presidentit amerikan me homologun rus, Vladimir Putin.

“Presidenti është i vendosur”, u shpreh sekretarja e shtypit, Karoline Leavitt.

Më herët, Donald Trump pohoi se do të flasë të martën me presidentin rus Vladimir Putin për Ukrainën, dhe diskutimi do të përqëndrohet te territoret e termocentralet.

“Jemi që tani në bisedime për këtë çështje, për ndarjen e aseteve të caktuara”, tha ai për gazetarët fluturonte nga Florida në Uashington me avionin presidencial, Air Force One, raporton tch

“Ne do të shohim nëse kemi diçka për të shpallur ndoshta të martën. Unë do të flas me presidentin Putin të marten. Shumë punë është bërë gjatë fundjavës. Duam të shohim nëse mund t’i japim fund asaj lufte”, tha Trump.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark