
Gjykata Themelore e Pejës i ka dënuar veç me kusht Remzi Malaj dhe Rinor Malajt, të cilët në muajin korrik të vitit 2022 tentuan të djegin pronën e një mërgimtari nga Peja duke i shkaktuar rrezik të madh për familjen e tij.
Mërgimtari nga Peja, ka dërguar në polici edhe pamje të kamerave të cilat vërtetojnë se dy të dënuarit i kanë vënë flaken një pjesë të pronës së L.Z nga Peja.
Në vendimin e Gjykatës që posedon Insajderi, thuhet se ky vendim është marr me arsyetimin se të pandehurit kanë pranuar fajësinë dhe kanë kërkuar falje.
PAMJET:
L.Z kishte rrëfyer për Insajderin në vitin 2022 se si nga konflikti që familja e L.Z kishte me familjen Malaj në Zvicër përfundoi me tentimin për djegien e shtëpisë ku mërgimtari pohon se kjo iu bë në shenjë hakmarrjeje.
“Unë kam pas problem me familjen Malaj në Zvicër, si shenjë hakmarrje familjarët kanë tentu me më djeg më familje”.