"Nuk është krim që LDK të hyjë në qeveri me Vetëvendosjen"- thotë Meliza Haradinaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk është krim që LDK të hyjë në qeveri me Vetëvendosjen”- thotë Meliza Haradinaj

    Insajderi
    17 March 2025 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analistja Meliza Haradinaj ka thënë që nuk është mëkat që Lidhja Demokratike e Kosovës të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

    “Edhe sot është interes i Kosovës që të kemi një qeverisë sa më shpejtë. Mirëpo, e kuptoj edhe pozicionin e LDK-së, edhe pse unë them që nuk është krim, e përsëris, e kam thënë disa herë, nuk është krim që të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen, dhe nuk e kuptoj këtë qasjen përjashtuese të partive opozitare”, ka thënë Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.

    “Lumir Abdixhiku ishte ministër i Albin Kurtit në Qeverinë Kurti I, nëse ju kujtohet, dhe ishte pikërisht Lumiri që nuk pranoi asokohe të hyjë në një qeveri e cila udhëhiqej nga Avdullah Hoti, dhe nuk e kishte fituesin në kompozicion”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark