
Gjatë pasdites së djeshme rreth orës 17:30 në Gjilan, dy persona të moshës së mitur kanë tentuar që të kryenin grabitje në një market.
Gjatë grabitjes ata kanë sulmuar me mjet të fortë (shishe qelqi) viktimën femër kosovare punëtore e marketit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Gjilan 16.03.2025-17:30. Me datën 17.03.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që të njëjtit në një market kishin tentuar të kryejnë grabitje. Të dyshuarit kishin sulmuar me mjet të fortë (shishe qelqi) viktimën femër kosovare punëtore e marketit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”