Lutfi Haziri kundërshton kërkesën e Hotit: LDK nuk i takon funksionarëve por anëtarësisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri kundërshton kërkesën e Hotit: LDK nuk i takon funksionarëve por anëtarësisë

    Insajderi
    18 March 2025 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka mbrojtur anëtarësinë e partisë në krye me Lumir Abdixhikun. Ai ka reaguar kundër kërkesës së Avdullah Hotit për “lidership të ri”.

    Në reagimin e tij në Facebook, Haziri ka thënë se “LDK nuk i takon funksionarëve por anëtarësisë”.

    “Kryetari i LDK-së, Abdixhiku, erdhi nga një Kuvend i jashtëzakonshëm, si pasojë e rezultatit më të rëndë historik”, ka thënë mes tjerash në reagim.

    Statusi i plotë:

    LDK nuk i takon funksionarëve por anëtarësisë

    Në një ditë si kjo, duhet ritheksuar se LDK nuk i takon funksionarëve, por anëtarësisë saj.

    Anëtarësia e saj ka vendosur me 19 nëntor 2023 për një mandat të ri të lidershipit.

    Kryetari i LDK-së, Abdixhiku, erdhi nga një Kuvend i jashtëzakonshëm, si pasojë e rezultatit më të rëndë historik. Ky ishte Kuvend i përballimit të situatës së jashtëzakonshme, me frymë unifikuese e me rrugëtim të përbashkët.

    Ndonëse ishte një fushatë e jashtëzakonshme e një mobilizim i madh, rezultati nuk ishte ai që e deshëm. Por, duhet ta ritheksojmë një të vërtet të madhe se betejat e fituara nuk ta garantojnë luftën politike, e aq më pak betejat e humbura të atyre që sillen sikur LDK-së i ka ra morti!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark