
Në tri nga tri rastet ku funksionarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë qenë pre e organeve hetuese – dy nga to mbi dyshimin e veprave penale që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare – policia nëpër objektet e banimit të tyre iu kanë gjetur të holla kesh në vlera të mëdha monetare.
Prokuroria Speciale, në aksion me Policinë, arrestuan përgjatë se martës arrestuan kryeshefin ekzekutiv të “KRU Gjakova”, Hasan Krasniqit, i cili ishte edhe kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për asamblist në zgjedhjet komunale.
Përgjatë bastisjes, policia ka gjetur në objektin ku banon Krasniqi të holla në vlerë prej 22,205 euro.
LEXO EDHE:
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që një funksionari të partisë në pushtet i gjenden para të gatshme nëpër shtëpitë e tyre.
Faruk Mujkës, kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”, Policia me kërkesë të Prokurorisë Speciale ia pati gjetur 60 mijë euro në pronën e tij.
Siç njoftonte Prokuroria, ekzistonte dyshimi i arsyeshëm se Mujka Hysen Muzliukaj i VV’së, në cilësi të personave zyrtarë, me dashje kishin shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin.
Që të dy organet kompetente i kanë liruar dhe kanë thënë se do të mbrohen në liri.
LEXO EDHE:
Ndonëse nuk ishte objekt i hetimit, një vlerë të mëdha parash Mirsad Shkreta, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, e kishte raportuar se ia kishin vjedhur në polici. 50 mijë euro para të gatshme dhe pesë mijë euro stoli ari.
Shkreta nuk e kishte deklaruar këtë vlerë të madhe të të hollave “cash” në organin përgjegjës për deklarimin e pasurisë vitin që shkoi. Njësoj kishte vepruar edhe Faruk Mujka, e siç duket njëjtë ia ka bërë edhe Hasan Krasniqi.
Insajderi ka arritur t’i verifikojë këto përmes regjistrave të tre funksionarëve të VV’së në regjistrat e deklarimit të pasurisë për vitin që shkoi në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Nuk ishte hera e parë që deputeti Mirsad Shkreta nuk e deklaronte pasurinë. Ai ishte dënuar me 300 euro gjobë nga Gjykata Themelore në Ferizaj për veprën penale të mosdeklarimit të pasurisë.
Shkreta ishte dënuar për mos deklarim të pasurisë në gjatë kohës sa ishte këshilltar komunal në Asamblenë Komunale në Han të Elezit.
Lidhur me mos-deklarimin e pasurisë ishin dënuar edhe ministrja Rozeta Hajdari. /Insajderi.org/