×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mirsad Shkreta i 50 mijë eurove person i njohur për fshehje të pasurisë, ishte dënuar nga gjykata

    Insajderi
    25 June 2022 - 22:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nuk është hera e parë që deputeti Mirsad Shkreta nuk e deklaron pasurinë pranë Agjensisë Kundër Korrupsionit. Ai ishte dënuar me 300 euro gjobë nga Gjykata Themelore në Ferizaj, shkruan Gazeta Insajderi.

    Shkreta ishte dënuar për mos deklarim të pasurisë në gjatë kohës sa ishte këshilltar komunal në Asamblenë Komunale në Han të Elezit.

    Në venimin e gjykatës të siguruar nga Insajderi thuhet se Shkreta nuk ka bërë deklarimin vjetor të pasurisë pranë AKK deri me datën 31.03.2012.

    Po i njeti person, tani deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka deklaruar posedimin e 50 mijë eurove.

    Këto mjete, Mirsad Shkretës i janë vjedhur të enjtën nga hajnat të cilët i kanë hyrë në banesë.

    “Më lini të qetë. Po më shqetësoni”, Shkreta vuan humbjen e 50 mijë eurove

    Deputeti i Vetëvendosjes është duke e vuajtur rëndë vjedhjen e 50 mijë eurove. I kontaktuar nga Gazeta Insajderi ai ka konfirmuar se është duke e kaluar një ditë të keqe. “Më lini të qetë. Po më shqetësoni”, ka qenë kërkesa e deputetit Shkreta ndaj gazetares se Insajderit.

    Deputeti Shkreta me datën 24 qershor ka njoftuar Policinë për një rast të vjedhjes në banesën e tij. Ai nuk kishte qenë në banesë një ditë të tërë. Kur ishte kthyer kishte vërejtur që e ka pasur aty një mysafir të paftuar.

    Ai i ka thënë Policisë se hajni e ka dëmtuar rëndë. Ia ka vjedhur 50 mijë euro. Ka pohuar para policëve se një pjesë e atyre parave nuk kanë qenë të tija, por të baxhanakut të tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark