Ish-presidenti rus tallet me Ukrainën pas bisedës Trump-Putin: Rusia dhe Amerika janë në dhomën e ngrënies, Kievi është pjata kryesore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ish-presidenti rus tallet me Ukrainën pas bisedës Trump-Putin: Rusia dhe Amerika janë në dhomën e ngrënies, Kievi është pjata kryesore

    Insajderi
    19 March 2025 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dmitry Medvedev, ish-presidenti i Rusisë, është tallur me Ukrainën pas telefonatës mes presidentit Donald Trump dhe Vladimir Putin.

    Medvedev, një aleat kyç i Putinit, i cili është gjithashtu nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha se biseda tregoi se vetëm Moska dhe Uashingtoni janë “në dhomën e ngrënies, ndërsa Ukraina është pjata kryesore”.

    “Meze të lehta – lakër brukseli, peshk dhe patate të skuqura britanike dhe gjel Parisi. Pjata kryesore është një kotëletë e stilit Kiev. Shijoni vaktin tuaj!”, shprehet ai.

    Kujtojmë se Trump tha në Truth Social se biseda me Putin ishte “një bisedë shumë e mirë dhe produktive”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark