Insajderi
Lajme

Ministria e Mjedisit ndan 25 mijë euro për funksionalizimin e bifurkacionit

Insajderi
20 April 2016 - 19:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndarë 25 mijë euro për punën fillestare të “Funksionalizimit të Bifurkacionit në Lumin Nerodime”, në Komunën e Ferizajt. 

Marrëveshja për bashkëfinancim të këtij projekti u nënshkrua nga ministri Ferid Agani dhe kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa.

Agani u zotua që me rishikimin e buxhetit do të sigurojnë edhe mjete të tjera për fazën e dytë të punimit dhe se ministria që ai drejton është e vendosur që ky fenomen të funksionalizohet në mënyrë të plotë dhe të fillohet të punohet në këtë drejtim.

“Komuna e Ferizajt do ta ketë mbështetjen tonë në çdo fazë të implementimit të këtij projekti përfshirë edhe mbështetjen e duhur financiare.

Unë kam biseduar edhe në nivel qeveritar për këtë projekt, ekziston vullneti politik që projekti të realizohet në faza  në pajtim natyrisht me mundësitë buxhetore të shtetit por në vazhdimësi dhe pa ndërprerje”, ka thënë Agani.

Siç dihet, Qeveria e Kosovës, kishte nxjerrë një vendim paraprak për shpalljen e këtij fenomeni natyror si pasuri natyrore. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark