"19 mijë euro në trup"- Kosovari tenton t'i fut ilegalisht në Shqipëri para kesh, kapet në kufi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “19 mijë euro në trup”- Kosovari tenton t’i fut ilegalisht në Shqipëri para kesh, kapet në kufi

    Insajderi
    20 March 2025 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia kufitare në Morinë ka ndaluar një 44 vjeçar nga Kosova nën akuzën e “Mosdeklarimit në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

    Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Morinë, në hyrje të Shqipërisë, kaluan për kontroll të detajuar, në vijë të dytë, automjetin tip “Audi A8”, në të cilin ishte pasagjer shtetasi V. B., 44 vjeç, banues në Prishtinë.

    Nga kontrolli fizik, atij i janë gjetur 19 mijë euro që nuk i kishte deklaruar konform ligjit në fuqi.

    Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 44-vjeçarin, si dhe u sekuestrua shuma e parave./A2Cnn


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark