"Për burg koke vesh", "Të erdh koha me të ba synet", komentuesit shpotisin Faton Pecin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Për burg koke vesh”, “Të erdh koha me të ba synet”, komentuesit shpotisin Faton Pecin

    Insajderi
    20 March 2025 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Faton Peci, ministri i Bujqësisë është lajmëruar me një foto në Facebook, pasi Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë kryer bastisjes në objektin e kësaj Ministrie. Por, jo për këtë rast, ai ka ndarë një foto i buzëqeshur nga fshati Babaj i Bokës së Gjakovës.

    E komentuesit kanë nisur të tallen me Ministrin Peci në foton e ndarë.

    Dikush ka ironizuar me veshjen e tij, e dikush me mbiemrin e Ministrit.

    Për burg koke vesh, të erdh koha me të ba synet, boll vjedhe“, janë disa prej komenteve që kanë filluar të bëhen në foton e ndarë nga Faton Peci.

    Bastisja në Ministrinë e Bujqësisë është kryer në Zyrën e Prokurimit.

    Nga kjo ministri, janë parë duke dalë zyrtarë policorë, të cilët kanë pasur në duar dokumente.

    Dyshimet e para janë se bastisjet kanë ndodhur pas raportimit në media për një procedurë tenderuese 66 mijë euroshe, për bartjen e mobiljeve nga ish-selitë e AAK’së për inventar inekzistent./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark