Syla për mungesën e Familjes Jashari në varrimin e Haxhi Thaçit: Nuk po ndihen mirë pas humbjes së zgjedhjeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Syla për mungesën e Familjes Jashari në varrimin e Haxhi Thaçit: Nuk po ndihen mirë pas humbjes së zgjedhjeve

    Insajderi
    20 March 2025 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Valon Syla ka kritikuar mungesën e disa figurave politike dhe të familjes Jashari në varrimin e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

    Sipas Sylës, pjesëmarrja në këtë ceremoni duhej të ishte mbi ndasitë politike, duke potencuar se mungesa e presidentes Vjosa Osmani, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe familjes Jashari ishte e pakuptimtë.

    Ai aludoi se familja Jashari, pas humbjes në zgjedhjet lokale në Skenderaj, mund të jetë ende e zhgënjyer dhe për këtë arsye ka zgjedhur të mos marrë pjesë.

    “Një njeri themeltar i shtetit të Kosovës si Hashim Thaçi u privua nga e drejta themelore për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, ndërsa nuk pati solidarizim nga partitë e tjera shqiptare. Kjo nuk është thjesht budallallëk, por poshtërsi, madje edhe ligësi në aspektin biblik e kuranor. E këtu po e fusim edhe familjen Jashari, e cila me gjasë, pasi i humbi zgjedhjet, nuk po ndihet mirë”, tha Syla në T7, përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark