Insajderi
Lajme

Presidentja kroate thotë se Shesheli është rrezik për Ballkanin

Insajderi
20 April 2016 - 20:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq,i ka shkruar një letër sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon, e cila ka shprehur se Sheshel është rrezik për rajonin.

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq, ka shprehur zhgënjimin e saj për vendimin e Gjykatës së shkallës së parë të Tribunalit të Hagës për krime në Ish-Jugosllavi, ndaj Vojisllav Sheshel, në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon.

Kjo është një tjetër shenjë e ftohjes së marrëdhënieve mes Zagrebit dhe Beogradit pas një përpjekje të Kroacisë për të parandaluar hapjen e kapitullit e 23 të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, shkruan Indeksonline.

Presidenti serb, është përpjekur të përmirësojë marrëdhëniet e ftohta me presidenten kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq, por një gjë e tillë nuk është arritur ende.

Në fakt, në letrën drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së nga presidentja kroate thuhet se liria e Sheshelit, i cili është një simbol i persekutimit dhe spastrimit etnik në Kroaci, Bosnjë dhe Vojvodinë, nuk tregon respekt për viktimat dhe vuajtjet e popullit.

Ajo ka shkruar se kjo do të ndikojë negativisht në paqen, pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore në rajon, por dhe më gjerë në Evropën Juglindore. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark