Erdhi me bujë nga Kosova, por nuk do të jetë në fushë/ Brruti lihet në tribunë për ndeshjen me Anglinë - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Erdhi me bujë nga Kosova, por nuk do të jetë në fushë/ Brruti lihet në tribunë për ndeshjen me Anglinë

    Insajderi
    21 March 2025 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Teksa pak orë na ndajnë nga takimi Angli-Shqipëri, e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026, është zbuluar dhe lista me 23 futbollistët që do të jenë të gatshëm për teknikun Sylvinho në këtë takim.

    Nga 26 të grumbulluar, tre do të jenë të detyruar ta ndjekin takimin nga tribuna.

    Një prej tyre është Etnik Brruti, i cili erdhi me një bujë të madhe nga të rinjtë e Kosovës.

    Së bashku me të, Sylvinho ka lënë jashtë dhe Andi Hadroj e Simon Simoni, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve do të jenë të gjithë të gatshëm, me 11 në fushë dhe 12 të tjerë në stol.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark