Notat e lojtarëve, Angli 2-0 Shqipëri - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Notat e lojtarëve, Angli 2-0 Shqipëri

    Insajderi
    21 March 2025 - 23:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Anglisë në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Botërorin e vitit 2026. 

    Golat në këtë takim për ‘Tre Luanët’ i realizuan Myles Lewis-Skelly dhe Harry Kane, për të marrë fitoren e parë nën udhëheqjen e Thomas Tuchel. 

    Lojtari më i mirë në këtë ndeshje sipas Sofascore ishte Harry Kane, i cili u vlerësua me notën 8.2 për golin dhe paraqitjen e tij në këtë takim. 

    Përveç tij me paraqitje tejet të mira u vlerësuan edhe Declan Rice (8.1), Dan Burn (8.2) dhe Jude Bellingham (7.9). 

    Në anën tjetër tek Shqipëria lojtari më i vlerësuar ishte Berat Gjimshiti, i cili mori notën 7.6 për të gjitha përpjekjet e tij në qendër të mbrojtjes. 

    Dështimi i ndeshjes fatkeqësisht doli të jetë Jasir Asani i cili për 78 minuta lojë u vlerësua me notën 6.0. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark