Insajderi
Lajme

Visar Ymeri nesër “takohet” me Isa Mustafën dhe Kadri Veselin

Insajderi
20 April 2016 - 20:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri kishte thënë se nuk do të ulej as në një tavolinë me kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin Kadri Veselin, kur disa muaj më parë, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte shkuar në takimin e thirrur nga atë kohë presidentja Atifete Jahjaga.

Por disa muaj më pas, tash kur Ymeri dhe Haradinaj kanë ndarë rrugës si opozitë e bashkuar,  ka pranuar ta bëjë të njëjtën gjë. Do të ulet në një tavolinë me Mustafën dhe Veselin, ku të gjithë së bashku do të jenë panelistë të një tryeze ku do të diskutohet për MAS-në.

Një tryezë e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GJSP) dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike(PIPS) me temën e diskutimin  “Si ta shndërrojmë MSA-në në një proces për reforma thelbësore në Republikën e Kosovës?”, do t’i bëjë bashkë, kryeministrin e vendit që është edhe kryetari i LDK-së, kryetarin e Kuvendit, ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së, liderin e VV-së dhe Jakup Krasniqi nga NISMA.

Në ftesën e dërguar për media, në këtë tryezë vetëm AAK nuk e ka dërguar drejtuesin që do ta përfaqësojë në këtë ngjarje, ku fjalën hyrëse do të mbaj Zamuel Zhbogar, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë.

Isa Mustafa bashkë me Kadri Veselin nga dy partitë e pozitës janë refuzuar për gati një vit të takohen nga tre liderët e opozitës, të cilët u ndanë së fundmi së bashkëpunuari së bashku, pasi nuk u dakorduan për listën e përbashkët zgjedhore.

Kësisoj, as liderët e opozitës AAK, NISMA dhe AAK nuk janë takuar prej që i kanë ndarë rrugët si parti opozitare.

Sipas njoftimit për media, tryeza, mëton që të vë në diskutim rëndësinë që MSA do të ketë për të ardhmen e Kosovës, si dhe të njohin sfidat, nga perspektiva e liderëve politik, me të cilat Kosova duhet përgatitur që të përballet.

Organizatorët kanë edhe një kërkesë për panelistët.

“Presim nga ju që në fjalimin tuaj përveç që të shprehni vlerësimin tuaj mbi rrugën Evropiane të Kosovës, të adresoni edhe mundësitë që Kosova ka për të shfrytëzuar MSA-në për të bërë reforma të thella sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe fuqizimin e shtet-ndërtimit”, thuhet në fund të njoftimit për tryezën që do të mbahet të enjten me fillim prej orës 10:30 e që pritet të zgjatë deri në mesditë./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark