Skandaloze: Flamuri i Kosovës nuk vendoset në stadiumin e Murcias, emri shkruhet me fusnotë - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Skandaloze: Flamuri i Kosovës nuk vendoset në stadiumin e Murcias, emri shkruhet me fusnotë

    Insajderi
    23 March 2025 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Spanja është një nga vendet të cilat nuk e njeh shtetin e Kosovës, ndërsa sot ka ndodhur një skandal tjetër.

    Kosova sonte në stadiumin e Murcias, zhvillon ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve.

    Por në stadium, emri i Kosovës është shkruar me fusnotë.

    Sipas asaj që raporton gazetari Arlind Sadiku, përpos emrit me fusnotë, dje nuk ishte prezent flamuri i Kosovës në stadium gjatë stërvitjes.

    Sipas rregullores, UEFA detyron organizatorin, në këtë rast Islandën, që vetëm në ditën e ndeshjes ta vendos flamurin e shtetit mysafir.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark