Zyrtare: Juventusi largon Motta-n si trajner, ja nga kush do të zëvendësohet - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Zyrtare: Juventusi largon Motta-n si trajner, ja nga kush do të zëvendësohet

    Insajderi
    23 March 2025 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Juventusi të dielën shkarkoi trajnerin italo-brazilian Thiago Motta.

    Motta është zëvendësuar nga Igor Tudor, bëri të ditur “Zonja e Vjetër”, shkruan Insajderi.

    Ish-lojtari i Genoa-s dhe Interit, Motta, 42-vjeç, shuajti shpresat për Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë, si dhe pësoi humbje 4-0 nga pretendentët për titull, Atalanta.

    Juve ka rënë në vendin e pestë në garën për titull dhe ish-mesfushori italian dhe ish-trajneri i Bolonjës, Motta, tani e ka paguar faturën e tij.

    Ish-trajneri kroat i Udinese, Verona, Marseille dhe Lazio, Tudor, 46 vjeç, i cili kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si mbrojtës te Juve, tani do të marrë përsipër ndeshjen e radhës të Juventusit në shtëpi ndaj Genoa-s. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark