Pjesëtarja e FSK'së e fiton rastin ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, iu mohua shtesa për një vit e gjysmë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pjesëtarja e FSK’së e fiton rastin ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, iu mohua shtesa për një vit e gjysmë

    Insajderi
    24 March 2025 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një pjesëtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka fituar rastin ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, së cilës iu është mohuar shtesa për ngritje profesionale për një vit e gjysmë.

    Gjykata Themelore në Ferizaj ka marrë vendim që Ministria e Mbrojtjes t’ia kompensojë shumën e shtesës përbrenda kësaj periudhe, shkruan Insajderi.

    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përfaqësuesi i autorizuar ligjor i pjesëtares së FSK’së, Ardian Bajraktari, nëpërmjet një shkrimi në ‘Facebook’. Ai tha se shtesa për ngritje profesionale është e garantuar me ligj dhe kjo po konfirmohet edhe nëpërmjet vendimit të gjykatës.

    Kam pranuar vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku është aprovuar në tërësi si e bazuar padia, e njërës nga pjesëtaret e FSK-së, në lidhje me kompensimin për ngritje profesionale, përkatësisht shtesën në pagë për periudhën 18 mujore, nga data 9.2.2020 deri me datë 28.7.2021, periudhë në të cilën ishte në fuqi Rregullorja (QRK) NR. 02/2020 për pagat, shtesat mbi pagë dhe kompensimet tjera në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    Kjo e drejtë për pjesëtarët e FSK-së është e garantuar, tashmë e konfirmuar si e tillë edhe nga gjykata, me vullnet e përkushtim, pjesëtarët e FSK-së nuk do të detyroheshin t’i drejtën gjykatave, megjithatë akoma ka hapësirë për reflekton, me anë të të cilit edhe do të realizohen të drejtat e pjesëtarëve të FSK-së, por edhe do të minimizoheshin shpenzimet procedurale, pra, do të shpenzohet në mënyrë më racionale buxheti i shtetit.

    Çështja e të drejtave të garantuara me legjislacion në fuqi nuk është çështje e vullnetit të kujtdo qoftë, këto të drejta duhet realizuar“, ka thënë Bajraktari. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark