“Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja”- Prokuroria jep detaje për vrasjen dhe vetëvrasjen në Vushtrri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja”- Prokuroria jep detaje për vrasjen dhe vetëvrasjen në Vushtrri

    Insajderi
    24 March 2025 - 18:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka konfirmuar se në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, dyshohet se një burrë e ka privuar nga jeta një grua dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.

    Vrasja dhe vetëvrasja thuhet se janë kryere me një armë zjarri.

    “Një e vrarë dhe një i vetë vrarë në Stanoc të Vushtrrisë. Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

    Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.

    Në vendngjarje ka dalur prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë.

    Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark