"Pronari i furrës tentoi të vriste edhe shoqen e Nexhmijes"-Shokon familjari i viktimës, prokuroria jep një version tjetër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Pronari i furrës tentoi të vriste edhe shoqen e Nexhmijes”-Shokon familjari i viktimës, prokuroria jep një version tjetër

    Insajderi
    25 March 2025 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kushëriri i burrit të së ndjerës, Rrahim Ajeti ka deklaruar se në vendin e krimit kanë qenë edhe dy dëshmitare, të cilat sipas tij, janë tentuar të vriten nga dorasi, shkruan Insajderi.

    Sipas tij, një grua me vajzën e saj të mitur(shoqe të viktimës, Nexhmijes), kanë qenë tek nënkalimi momentin kur dorasi, Arsim Morina, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të Nexhmije Haradinit.

    “Kanë zbrit nga kombi bashkë me kojshiken e saj. Ka tentu me e vra, por ka ikë shkallëve. E keni edhe raportin e policisë, deklaratën e asaj gruaje e cila bashkë me vajzën e kanë parë gjithë skenën”, ka deklaruar Ajeti për Insajderin.

    VIDEO

    Zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni ka demantuar një informacion të tillë.

    Ai ka thënë për Insajderin se nuk ka informacion se i dyshuari ka shtënë edhe në drejtim të personave të tjerë që kanë qenë në vendin e ngjarjes.

    E nderuar, referuar pyetjeve tuaja njoftoheni se deri tani nuk posedojmë informata që është shtënë ne drejtim te dikujt tjetër”, tha Peteni për Insajderin.

    Ndërsa lidhur me rastin, Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje në raportin 24 orësh./ Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark