Insajderi
Lajme

“Ishalla nuk zatetemi”, kunati i viktimës tregon se si u kërcënuan nga pronari i furrës

Insajderi
25 March 2025 - 19:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ishalla nuk zatetemi”, kunati i viktimës tregon se si u kërcënuan nga pronari i furrës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një vrasje e dyfisht dje ka tronditur Vushtrrinë, ku mbeti e vrarë një grua 42 vjeçare dhe dorasi pastaj vrau veten.

E ndjera, Nexhmije Haradini, është varrosur sot dhe kunati i saj ka rrëfyer të raporteve të mëhershme me dorasin, pronar i furrës ku e ndjera kishte punuar më parë.

Ai ka rrëfyer se para ngjarjes vëllai i tij kishte marrë kërcënime nga pronari i furrës, duke i thënë “ishalla nuk zatetemi”.

“Ka punu tetë vite. E ka largu nga puna disa herë. Tash së fundmi e ka lut prap me u kthy në punë, ajo ka hi në gjellëtore tjetër me punu. Nuk ka pas arsye tjetër veç xhelozia pse me hi me punu në tjetër vend. Vëllai na ka tregu pram që i ka thanë pronari atij “ishalla nuk zatetemi”, vëllai nuk na ka tregu këtë ka mendu që e ka thënë në nervoz të sipër. Ka mujt me kanë edhe vëllai jem viktima se ai e ka hup vetëdijen e kontrollën”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark