Kallëzimi i dytë penal ndaj Sali Berishës në SPAK, lajmërohet djali i vëllait të Fatmir Haklajt- Çka tha për median në Shqipëri?
Pas kallëzimit të dytë të Sali Berishës në SPAK nga familja Haklaj, djali i Elez Haklajt, i vrarë në vitin 1997 në Tropojë, kanë thënë se kanë dorëzuar provat në SPAK…
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Pas kallëzimit të dytë të Sali Berishës në SPAK nga familja Haklaj, djali i Elez Haklajt, i vrarë në vitin 1997 në Tropojë, kanë thënë se kanë dorëzuar provat në SPAK që sipas tyre implikojnë ish-kryeministrin Sali Berisha, si kreun e organizatës kriminale që ka dhënë urdhrin për vrasjet tronditën Tropojën.
Në mesazh thuhet se drejtësia, sipas familjes Haklaj e ka në dorë zbardhjen e ngjarjes dhe sipas tyre ata nuk po shohin asnjë veprim të SPAK.
“Krejt ka kam shkruar është e vërtetë. Edhe këtu, ku jam unë e kanë nj proverb, që thotë. ‘E vërteta nuk asht mir me e thënë disa herë’., por çka t’kemi shkruar konsideroje siç e thonë, një diamant brut, kurse ju jeni argjendari që punonin, por në fund të fundit mbetet diamant. Ne kemi shkruar ngjarjet puro…Kurse për ata të vdekurit, apo të vrarë, kemi shkruar kohën, pak a shumë, sipas informacioneve që i kanë ardhur babait, dhe janë të vërteta. Pse shteti dhe drejtësia nuk kanë luajtur as gishtin e vogël për këto vrasje, ne kemi veshët dhe gojën për ti dëgjuar dhe folur”, thuhet në mesazhin që ka shkuar në redaksinë e Report TV.
Në Prokurorinë e Posaçme SPAK është depozituar më 17 mars një tjetër kallëzim ndaj Sali Berishës për akuzat e rënda të drejtimit të organizatës kriminale dhe vrasjes. Kallëzimi është bërë nga Shote dhe Vjollca Haklaj, të përfaqësuara nga avokati Idajet Beqiri, dy motrat që kërkojnë drejtësi për vrasjen e vëllait të tyre Sokol Haklaj në qershor 1997, së bashku me mikun e tij Brahim Rrustemi në Urën e Milotit, dhe 5 vite më vonë vrasjen e babait dhe vëllait tjetër të tyre, Elez dhe Cen Haklaj, më 8 maj 2002 në Bajram Curri.
Motrat Haklaj i kërkojnë SPAK të hetojë plotësisht ngjarjet dhe së bashku me Berishën, të akuzuar të tjerë janë edhe Sokol Mulosmani, Miftar Lumneshi, Rasim Lumneshi, Besim Hajdarmataj, Zef Lleshi, Agim Vuka, Haki Hoxha, Sokol Hoxha, Elez Kuliçi, Riza Metalija, Hamdi Çelaku dhe çdokush tjetër i përfshirë. Për të gjithë kërkohet hetimi për një sërë veprash penale ku më të rëndat lidhen me vrasjen dhe krijimin e organizatës kriminale.
Sipas familjes Haklaj në kallëzimin e dytë janë dhënë prova mbi ngjarjen e ndodhur në 21 Qershor 1997, ku iu bë pritë Fatmir Haklajt dhe 4 personave në urën e Milotit. Nga ngjarja mbetën të vdekur dy persona, një nga personat mbeti i vrarë në makinë, kurse gardisti i njohur Sokol Mulosmani, vdiq në spitalin e Laçit pas një plagosje të rëndë.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.