
Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca për rastin e njohur si “Albkings”, ku grupi dyshohet se ka terrorizuar vajzat dhe gratë me publikimin e materialeve diskredituese.
Në media është raportuar se njëri prej të dyshuarve është Edin Nevzadi, por sot në sallë është parë gjithashtu edhe Florent Poroshtica.
Identiteti i tij u bë i ditur vetëm sot, para se gjyqtari i rastit të njoftonte se seanca ishte mbyllur dhe mediat do të lejoheshin vetëm për të regjistruar pamjet.
“Seanca dëgjimore për shqyrtimin e marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë kundër të pandehurve Florent Fushtica dhe Edin Nevzadi, ku Florent Fushtica akuzohet për shkak të veprës penale në bashkëkryerje ‘vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”, ka thënë gjyqtari i rastit, Adnan Kamberi.
Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht për grupin famëkeq “Albkings”.