Dënohet me 21 muaj burgim dhe pesë mijë euro gjobë Florent Poroshtica, e menaxhoi grupin “Albkings” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohet me 21 muaj burgim dhe pesë mijë euro gjobë Florent Poroshtica, e menaxhoi grupin “Albkings”

    Insajderi
    27 March 2025 - 10:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 21 muaj burgim dhe 5 mijë euro gjobë Florent Poroshticën, njërin nga të akuzuarit për krijimin dhe menaxhimin e grupit famëkeq, “Albkings”.

    Ndërsa ka veçuar rastin për Edin Nevzatin, i cili ka ikur në Serbi. Gjykatësi i rastit, Adnan Kamberi, ka thënë se do të marrë masat e duhura që Nevzati të sillet para drejtësisë. Seanca në fjalë ishte e mbyllur për media.

    Seanca në fjalë kishte për t’u mbajtur më 30 janar, por u shtye. Kjo për faktin se të dyshuarit nuk qenë prezentë të dyshuarit. Edin Nevzatin e kishte njoftuar avokatin në momentin e fundit se nuk do të paraqitet në seancë, ndërsa është konstatuar se i njëjti ka ikur në një fshat në Serbi.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 27 janar njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj F.P., E.N. dhe E.S., lidhur me rastin e grupit famëkeq, “Albkings”.

    Sipas njoftimit të organit të akuzës, aktakuza në këtë rast u ngrit pas një pune të pandërprerë hetimore.

    Ndaj të pandehurve rëndojnë veprat penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve në bashkëkryerje”, “Shantazhi” dhe “Shtrëngimi”.

    Thuhet se tre të akuzuarit kanë arritur marrëveshje me Prokurorinë për pranim fajësie.

    “Me rastin e ngritjes së aktakuzës, Prokurori i Shtetit ka deponuar aktakuzën së bashku me marrëveshjet përkatëse për pranimin e fajësisë, të cilat janë arritur ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe të pandehurve”, u tha në njoftim.

    Kujtojmë se ish-administratori i “Albkings”, Edin Nevzadi ishte arrestuar më 17 prill 2024, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje të identitetit dhe kredencialeve”. Ai u lirua nga paraburgimi në tetor 2024. /Klan Kosova/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark