"Prodhim i 2024-tës me 00km", brenda dy muajve shteti shpenzon mbi 6.5 milionë euro për vetura me qera - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Prodhim i 2024-tës me 00km”, brenda dy muajve shteti shpenzon mbi 6.5 milionë euro për vetura me qera

    Insajderi
    27 March 2025 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) ka nënshkruar kontratë të re për marrjen me qira të veturave për Institucionet e Kosovës. Vlera e kësaj kontrate arrin afro 3.5 milionë euro. Ceket se të gjitha veturat duhet të jenë prodhim 2024, me 00 km. Kjo nuk është hera e parë që shteti shpenzon shuma të mëdha për qira veturash. Në shkurt, AQP nënshkroi një tjetër kontratë për vetura me qira, me vlerë totale mbi 3 milionë euro. Vetëm brenda dy muajve janë shpenzuar nga buxheti i shtetit mbi 6.5 milionë euro për vetura me qira. Insajderi ju sjell detaje!

    Gazeta Insajderi

    Agjencia Qendrore e Prokurimit para dy ditëve, me 25 mars, ka njoftuar për nënshkrimin e kontratës për “Vetura me qera për nevojat e institucioneve të Kosovës”.

    Vlera e parashikuar e këtij tenderi ka qenë 3,533,700.00.

    Ndërkohë tenderi është i ndarë në dy lote.

    Loti i parë është nënshkruar me çmim prej 1,449,180.00. Ndërsa pjesa e dytë, loti i pestë me çmim prej 2,047,860.00.

    Kalkuluar të dy lotet, i bije që çmimi i këtij tenderi të jetë 3,497,040 euro.

    Kompania fituese e këtij tenderi afro 3.5 milionë euro është “Auto Mita SH.P.K”.

    Në dosjen e tenderit janë përshkruar edhe specifikat e veturave që do të merren me qera.

    Për modelin e parë thuhet se vetura duhet të jetë i ri 00km, me prodhim në vitin 2024:

    Njëjtë edhe për modelin e pestë. Kërkohet që vetura të jetë i ri 00km, me prodhim në vitin 2024, si dhe duhet të jetë SUV 2X4 ose 4×4:

    Në total nga AQP do të merren me qera, 83 vetura për lotin e parë, dhe 93 vetura për lotin e pestë,

    Me rekomandimin e dy kontratave sot, numri veturave ka arritur në 256 copë.

    Ndërkohë para rreth dy muajve, me 4 shkurt të këtij viti, AQP, kishte dhënë edhe një tender për “Vetura me qera për nevojat e institucioneve të Kosovës”.

    Në atë kontratë ishin nënshkruar poashtu vetëm dy lote. Loti 3 dhe Loti 4.

    Për lotin 3 shteti kishte paguar 1,107.000 euro. Ndërsa për lotin 4 janë paguar 1,920,000 euro. E që në total i bie që shteti edhe para rreth dy muajve ka paguar 3, 027,000 euro për vetura me qera.

    Ndërkohë Lot 1, Lot 2 dhe Lot 5 ishin anuluar në mungesë të ofertave të përgjegjshme.

    Kontratat parashikonte furnizimin me qira të 235 veturave për një periudhë 60-mujore, por ishin kontraktuar vetëm 180 vetura.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark