“Dy plumbat që goditën murin u kthyen tek ai” – Miku i Naser Gashit që vdiq në Prishtinë, jep detaje për rastin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Dy plumbat që goditën murin u kthyen tek ai” – Miku i Naser Gashit që vdiq në Prishtinë, jep detaje për rastin

    Insajderi
    27 March 2025 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e 25 marsit, në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, u vra 62-vjeçari Naser Gashi.

    Familjarët e tij kanë thënë se gjithçka ndodhi aksidentalisht, pasi cak i sulmit ishte dikush tjetër.

    Për këtë ngjarje ka folur sot në Klan Kosova, edhe Lavdim Zylfiu, fqinj dhe mik i të ndjerit.

    Ai e përshkruan Gashin si një familjar të mirë dhe njeri religjioz, duke shtuar se tragjedia mund të kishte ndodhur me këdo që rastësisht do të ndodhej në atë moment në vendin e gabuar.

    “Pas iftarit, ai kishte dalë me shokë, kur papritur një person hyri brenda dhe ka gjujtur. Dy plumbat që goditën murin u kthyen dhe e goditën Naserin, fatkeqësisht me pasoja fatale”, tregoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark