"Alo Albulenë", Hykmete Bajrami e publikon ligjin për qeverinë pasi Kurti dhe ministrat s’dhanë dorëheqje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Alo Albulenë”, Hykmete Bajrami e publikon ligjin për qeverinë pasi Kurti dhe ministrat s’dhanë dorëheqje

    Insajderi
    27 March 2025 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    KQZ ditën e djeshme kishte njoftuar se të enjten në orën 16:00 do të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    Pavarësisht kësaj, kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi të publikuar para pak minutash, ka shkruar se s’ka nevojë për dorëheqje, meqë sipas tij, Qeveria me automatizëm ka kaluar në qeveri në detyrë.

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar duke thënë se çfarë të bëhet me nenin e Ligjit të ri për Qeverinë ku në mënyrë të saktë e thotë se në rast se një anëtar qeverie merr votat për deputet, ai duhet të jep dorëheqje nga posti qeveritar para ditës së certifikimit të rezultatit.

    “Albin Kurti po thotë s’kemi nevojë të japin dorëheqje, po thirret në Nenin 29, par. 1, nënpar. 1.4 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

    Pyetja është çka me bë me Neni 26, par. 1. i po të njëjtit Ligj, ku fjalëpërfjalshëm thuhet:

    “Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjedhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.””, ka shkruar Bajrami.

    Depuetja e LDK-së ka ngacmuar edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke i thënë “Alo Albulenë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark