Arrestohet zyrtari në Gjakovë, kërkoi ryshet për dokumentacionin për shtesa të lehonisë për një grua - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet zyrtari në Gjakovë, kërkoi ryshet për dokumentacionin për shtesa të lehonisë për një grua

    Insajderi
    29 March 2025 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zyrtar i Qendrës Rajonale për Punësim në Gjakovë është arrestuar pasi ia ka kërkuar një burrit 150 euro për rregullimin e dokumentacionit për bashkëshorten e tij lidhur me shtesat e lehonisë për bashkëshorten e tij.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thotë policia në raportin 24-orësh.

    Gjakovë  28.03.2025 – 15:50. Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, bazuar në deklaratën e viktimës mashkull kosovar, ka ndërmarrë veprime hetimore ku dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar- zyrtar i Qendrës Rajonale për Punësim, ka kërkuar nga i dëmtuar ryshfet në shumën prej 150 euro për rregullimin e dokumentacionit deri te vendimi për shtesa të lehonisë për bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark