Insajderi
Lajme

Arrestohet zyrtari në Gjakovë, kërkoi ryshet për dokumentacionin për shtesa të lehonisë për një grua

Insajderi
29 March 2025 - 09:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet zyrtari në Gjakovë, kërkoi ryshet për dokumentacionin për shtesa të lehonisë për një grua
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një zyrtar i Qendrës Rajonale për Punësim në Gjakovë është arrestuar pasi ia ka kërkuar një burrit 150 euro për rregullimin e dokumentacionit për bashkëshorten e tij lidhur me shtesat e lehonisë për bashkëshorten e tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thotë policia në raportin 24-orësh.

“Gjakovë  28.03.2025 – 15:50. Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, bazuar në deklaratën e viktimës mashkull kosovar, ka ndërmarrë veprime hetimore ku dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar- zyrtar i Qendrës Rajonale për Punësim, ka kërkuar nga i dëmtuar ryshfet në shumën prej 150 euro për rregullimin e dokumentacionit deri te vendimi për shtesa të lehonisë për bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark