Tërnava: Ju drejtohem me urimet më të mira që Fitër Bajramin ta përjetojmë shpirtërisht e me gëzime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërnava: Ju drejtohem me urimet më të mira që Fitër Bajramin ta përjetojmë shpirtërisht e me gëzime

    Insajderi
    29 March 2025 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar sot festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

    Në mesazhin e përvitshëm të urimit të kësaj feste, ai tha se Bajrami sjell lumturi, harmoni, paqe dhe gëzim tek të gjithë njerëzit dhe familjet e tyre.

    “Ju drejtohem më përgëzimet dhe urimet më të mira me bindje dhe shpresë që Bajramin ta ndjejmë, dhe ta presim e përjetojmë shpirtërisht, me gëzime dhe përkushtim në ambientet tona të ngrohta familjare dhe shoqërore”.

    “Që sonte kur kemi natën e Bajramit, besimtarët myslimanë hyjnë në atmosferën e festës së Fitër Bajramit, të gëzuar me plot të drejtë që kanë kryer një ndër urdhrat e Zotit të madhëruar, agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit”.

    Ai ka thënë se Fitër Bajrami vjen me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke thënë se zemrat e njerëzve janë të mbushura me paqe dhe qetësi.

    “Për një muaj me radhë agjërimi mbushi zemrat tona me një ndjenjë paqeje, qetësie dhe pse jo krenarie. Andaj, festa e Fitër Bajramit është mundësi për të shprehur mirënjohje për arritjen e pastrimit shpirtëror që është shoqëruar me sakrificë dhe përkushtim”.

    “Fitër Bajrami është festë përbashkuese për të gjithë myslimanët në tërë botën, që simbolizon triumfin shpirtëror, moment gëzimi dhe reflektimi, që shpreh faljen, mirësinë dhe bashkimin familjar dhe shoqëror”, ka thënë Tërnava. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark