Shokon këngëtari shqiptar: Ndihem grek, nga Shqipëria mbaj mend të shtënat me armë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Shokon këngëtari shqiptar: Ndihem grek, nga Shqipëria mbaj mend të shtënat me armë

    Insajderi
    29 March 2025 - 19:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari shqiptar, Christos Santikai, ka kujtuar fëmijërinë e tij, periudhën kur u zhvendos nga Shqipëria në Greqi me familjen e tij. Ao ka rrëfyer për mediat greke se nuk është ndjerë kurrë si i zhvendosur, pasi është rritur në Greqi dhe ndihet grek.

    Lidhur me vendimin për t’u larguar nga vendi i tyre, Christos Santikai ka shpjeguar se ai është marrë brenda natës, pasi nuk kishte zgjidhje tjetër.

    “Kam lindur në vitin 1994 në Shqipëri dhe kam ardhur në Greqi në vitin 1997. Kam ardhur këtu në moshën e djalit tim, vogëlush. Nuk mendoj se jam larguar nga shtëpia sepse nuk e ndjej. Më duket sikur jam grek dhe jam rritur këtu. Të vetmet kujtime që kam janë të shtënat me armë zjarri, sepse ato kanë filluar edhe në qytetin tim”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark