Bakllava shkakton “tollovi”, 120 persona kërkuan ndihmë mjekësore dje në Tetovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bakllava shkakton “tollovi”, 120 persona kërkuan ndihmë mjekësore dje në Tetovë

    Insajderi
    31 March 2025 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Festimet e Bajramit kanë sjellë një fluks të madh pacientësh në Urgjencën e Tetovës, kryesisht për shkak të konsumimit të tepruar të ëmbëlsirave dhe ushqimit të rëndë.

    Sipas raportimeve, vetëm gjatë ditës së djeshme, 150 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa 120 prej tyre kanë pasur shqetësime të lidhura me ushqimin.

    Pacientët janë paraqitur me simptoma të tilla si të vjella, tension i lartë i gjakut dhe dhimbje barku.

    Mjeku kujdestar Kujtim Rexhepi, përmes një deklarate për TV21, ka apeluar te qytetarët që të tregojnë kujdes me ushqimin, veçanërisht gjatë ditëve të para të festës.

    Mjekët rekomandojnë që gjatë festave të konsumohen ushqime të lehta, të shmanget ngrënia e tepërt e ëmbëlsirave dhe të pihet sa më shumë ujë për të shmangur problemet shëndetësore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark