Lëndimi i Haaland është më serioz se sa dukej në fillim, norvegjezi mund të mungojë gjatë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Lëndimi i Haaland është më serioz se sa dukej në fillim, norvegjezi mund të mungojë gjatë

    Insajderi
    31 March 2025 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes çerekfinale të FA Cup kundër Bournemouth, gjë që e detyroi atë të largohej nga Vitality Stadium me paterica.

    Haaland u largua nga loja gjatë pjesës së dytë, pak pasi shënoi golin e barazimit dhe për të gjithë ishte “faji” i Lewis Cook, i cili ra në kyçin e këmbës dhe e lëndoi atë.

    Pas hyrjes së ekipit mjekësor u sinjalizua se ai nuk mund të vazhdonte ndeshjen, kështu që në vend të tij në lojë hyri Omar Marmoush, i cili tre minuta më vonë shënoi golin e fitores dhe i çoi Citizens në gjysmëfinale, ku do të përballen me Nottingham Forest.

    “Nuk di ende asgjë, duhet të shohim”, ka qenë reagimi i parë i menaxherit të Cityt, Pep Guardiola pas lëndimit të sulmuesit norvegjez.

    E se çështja është e rëndë dëshmohet nga një video që po qarkullon në rrjetet sociale, e cila “futi” alarmet në ekipin e Qytetarëve, teksa Haaland u largua nga stadiumi Vitality me ndihmën e patericave.

    Nëse ky është një dëmtim serioz do të bëhet më e qartë së shpejti. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark