Gruaja në Podujevë tenton të ngufasë katër fëmijët e saj, Prokuroria jep detaje: Policia e kanë dërguar në... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruaja në Podujevë tenton të ngufasë katër fëmijët e saj, Prokuroria jep detaje: Policia e kanë dërguar në…

    Insajderi
    01 April 2025 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua e moshës rreth 40 vjeçare dyshohet se ka tentuar të ngulfasë katër fëmijët e saj në lagjen e Kuvajtit në Podujevë, shkruan Insajderi.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala, e cila tha se bëhet fjalë për një çift me të meta psiqike.

    Tutje nga Prokuroria kanë thënë se e dyshuara ka tentuar të bëj disa veprime të pa kontrolluara ndaj fëmijëve të tyre, dhe të njëjtën Policia e ka marrë dhe është dërguar për trajtim në neuropsikiatri.

    Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se bëhet fjalë për një çift me të meta psiçike, është e vërtetë që nëna e tyre ka tentuar të bëj disa veprime të pa kontrolluara ndaj fëmijëve të tyre, dhe të njejtën e kanë marrë Policia dhe është dërguar për trajtim në neuropsikiatri. Fëmijët momentalisht janë në praninë e prindit të tyre babait”, thuhet në përgjigje.

    Rasti është inicuar hetimi për veprën penale ”Keqtrajtimin apo braktisje e fëmijëve”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark