Shtirej si Behgjet Pacolli dhe ia mori 25 mijë euro biznesmenit shqiptar kinse për të shtruar iftar, arrestohet i dyshuari në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtirej si Behgjet Pacolli dhe ia mori 25 mijë euro biznesmenit shqiptar kinse për të shtruar iftar, arrestohet i dyshuari në Shqipëri

    Insajderi
    01 April 2025 - 23:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shtetit në Shqipëri kanë arrestuar një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se ia ka marrë hotelit ‘Radisson Collection Morina’ në Tiranë një shumë prej 25 mijë euro. Detaje nga rasti:

    Siç raporton Albanian Post, i dyshuari ka kontaktuar me sipërmarrësin që është pronar i hotelit në fjalë, Julian Morinën, duke i kërkuar disa mijëra euro, me emrin e Behgjet Pacollit, me qëllimin kinse për të shtruar iftar.

    I dyshuari është futur në ambientet e hotelit me një kapele në kokë, që siç duket shkonte t’i merrte të hollat.

    Ai ka arritur që përmes kësaj skeme mashtrimi t’i marrë një herë 12 mijë euro, teksa herën e dytë edhe 13 mijë sosh të tjera.

    Në bazë të një bisede që ka realizuar në ‘WhatsApp’ me biznesmenin në Tiranë, i dyshuari kërkon që një agjencie turistike t’i japet shuma prej 12 mijë eurosh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark