Raportohet se ka vdekur polici në Kaçanik që u plagos nga të shtënat me armë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportohet se ka vdekur polici në Kaçanik që u plagos nga të shtënat me armë

    Insajderi
    02 April 2025 - 00:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rapoortohet se ka ndërruar jetë zyrtari policor M.Lika, që u plagos sonte në Kaçanik.

    Burime të IndeksOnline pranë Emergjencës së Kaçanikut kanë pohuar se viktima nuk iu ka bërë ballë plagëve të marra nga arma e zjarrit.

    Ndaj viktimës dyshohet se u gjuajt me armë 4 herë, sonte në Kaçanik.

    Incidenti ndodhi në rrethana akoma të paqarta.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit s’ka marrë asnjë përgjigje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark