I plagosur dhe në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij- Policia jep detaje për policin që vdiq në Kaçanik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I plagosur dhe në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij- Policia jep detaje për policin që vdiq në Kaçanik

    Insajderi
    02 April 2025 - 00:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën si pasojë e një plagosjeje të rëndë në Kaçanik mbrëmjen e së martës.

    Sipas Policisë, rreth orës 23:00 të mbrëmjes së 1 Prillit, autoritetet kanë pranuar informacionin se një person ishte plagosur dhe ndodhej në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi”.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt tha për media se në vendngjarje kanë arritur njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili ka transportuar viktimën në Qendrën e Mjekësisë në Kaçani, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, gjë që është konfirmuar nga mjekët.

    “Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka informacione lidhur me të dyshuarit apo motivet e mundshme të këtij akti”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark