Një person arrestohet pas mesnate në Kaçanik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një person arrestohet pas mesnate në Kaçanik

    Insajderi
    02 April 2025 - 08:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar të martën pas mesnate në qytetin e Kaçanikut, tregojnë disa pamje të publikuara nga mediat lokale, përcjelI Insajderi.

    Pamjet tregojnë një person të shtrirë për tokë nga një njësit i Policisë së Kosovës, derisa i vendosen prangat.

    Arrestimi i personit ka ndodhur disa orë pas vrasjes së rreshterit policor Muhamed Lika. Lika u vra në hyrje të banesës së tij rreth orës 23:00 të martën.

    Nuk dihet nëse arrestimi ka të bëjë me vrasjen e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark