Polici i vrarë në Kaçanik, Konjufca: Të hetohet sa më shpejt rasti, autorët e krimit të vihen para drejtësisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici i vrarë në Kaçanik, Konjufca: Të hetohet sa më shpejt rasti, autorët e krimit të vihen para drejtësisë

    Insajderi
    02 April 2025 - 10:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka reaguar pas vrasjes së mbrëmshme në Kaçanik, ku u qëllua për vdekje një polic.

    Konjufca ka bërë thirrje për hetime sa më të plota e të shpejta, që autori apo autorët të vendosen përballë drejtësisë, përcjell Insajderi.

    “Bëj thirrje për hetime sa më të plota e të shpejta që është e mundur, në mënyrë që autori apo autorët e këtij krimi të vendosen përballë drejtësisë. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e rreshterit Muhamed Lika, të cilët duhet të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje të madhe!”, ka shkruar Konjufca.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark