
Rreshteri Muhamet Lika është vrarë mbrëmë me armë zjarri para banesës së tij në Kaçanik. Lika humbi jetën në kushte të pasqaruara, ndërkohë që i dyshuari për vrasjen është ende në arrati, shkruan Insajderi.
Për vdekjen e tij ka shprehur ngushëllime kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi.
Përmes një postimi në Facebook, kryetari është deklaruar se është tronditur nga ngjarja e fundit në Kaçanik, me humbjen e jetës së këtij zyrtari, i cili në të kaluarën ka qenë edhe ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Të tronditur nga ngjarja e fundit tragjike në Kaçanik, ku humbi jetën polici, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamed Lika.
Me këtë rast në emër tim dhe të institucioneve komunale, ndajmë ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, kolegët nga Policia e Kosovës dhe gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut e mbarë Kosovës.
Lutemi që raste të tilla të mos përsëriten asnjëherë, e shpirti i tij pushoftë i qetë në paqen e paskajme”, shkruan ai.