Prokuroria zbulon detaje si ndodhi vrasja e policit në Kaçanik: Dy të rinj nuk ishin të maskuar, u larguan në këmbë... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria zbulon detaje si ndodhi vrasja e policit në Kaçanik: Dy të rinj nuk ishin të maskuar, u larguan në këmbë…

    Insajderi
    02 April 2025 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria e Ferizajt ka dhënë detaje të rëndësishme që lidhen me vrasjen e rreshterit nga Kaçaniku, Muhamed Lika.

    Informacionet e fundit zyrtare nga institucionet relevante janë se ende nuk ka persona të arrestuar për vrasjen e policit por vetëm është bërë e ditur se janë dy persona të dyshuar për vrasje, shkruan Insajderi.

    Kryeprokurori i Ferizajt, Burim Çerkini bëri të ditur se personat e dyshuar për vrasjen e policit nuk kanë qenë të maskuar por kanë pasur vetëm kapel në kokë.

    Sipas tij, ata pasi kanë kryere vrasjen janë larguar në këmbë nga vendi i krimit.

    “Nga pamjet duket që kanë qenë persona të rinj, nuk është e mundur të bëhet identifikimi i tyre  dhe se nga cili vend janë ata persona.  Personat nuk kanë përdor maska, kanë përdor kapela. Duke qene se rasti ka ndodh pas orës 23:00, ka qenë errësirë dhe identifikimi ka qenë më i vështirë”, ka thënë ai para mediave.

    Tutje, ai bëri të ditur se në vendin e krimit janë gjetur katër gëzhoja, por nuk është gjetur arma me të cilën është kryer vrasja.

    “Është përdorur një armë zjarri, janë gjetur katër gëzhoja. Nuk është hasur arma e dorasit por vetëm arma e zyrtarit policor. Nuk ka pas shkrepje me armë nga ana e rreshterit”, deklaroi ai.

    Kryeprokurori tha se personat e dyshuar nuk janë identifikuar akoma por nga pamjet shihet se kanë qenë të rinj.

    “Nga pamjet duket që kanë qenë persona të rinj, nuk është mundur të bëhet identifikimi i tyre  dhe se nga cili vend janë ata persona”, tha ai.

    Motivet e vrasje

    Prokuroria nuk e din ende se cilat kanë qenë motivet e vrasjes së rreshterit.

    Sipas tyre, i ndjeri ka qenë profesionit në punë e tij dhe nuk janë në dijeni se ai ka pasur ndonjë problem personal.

    “Nuk kemi ndonjë indikacion që ai gjatë punës së tij si zyrtar policor të ketë pas ndonjë problem me procedurat që i ka zhvillu si zyrtar policor apo të ketë ndonjë problem personal që do të na zbardhte neve motivet e vrasjes së tij. Nuk e kemi ende të definuar se cili ka qenë shkaku apo motivi i kryerjes së veprës penale”.

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark