Insajderi
Lajme

Të dielën borë në Kosovë, paralajmëron Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

Insajderi
03 April 2025 - 08:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të dielën borë në Kosovë, paralajmëron Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë ditës së diele është paralajmëruar se do të ketë borë në Kosovë.

Për këtë detaje ka dhënë Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik.

Aliu në emisionin Ora 7, ka thënë se një masë e ftohtë e ajrit do të ndikojë në uljen e temperaturave.

“Nuk do të jenë reshje të intensitetit të lartë, por ulja e temperaturave do të ndikojë tek pemët, pasi ato tani janë në fazën e lulëzimit dhe kjo do të ndikojë negativisht tek këto kultura”, deklaroi ai.

Sipas tij, temperaturat minimale do të zbresin edhe deri në -2 e deri në -3 gradë Celsius, transmeton Insajderi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark