Kurti takon Hoxhën, por qeveria në detyrë nuk tregon nëse deputeti e mbështeti për qeverinë e re - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takon Hoxhën, por qeveria në detyrë nuk tregon nëse deputeti e mbështeti për qeverinë e re

    Insajderi
    03 April 2025 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me deputetin e zgjedhur nga komuniteti goran, Adem Hoxha, në kuadër të takimeve konsultative që po realizohen me përfaqësues të komuniteteve joshumicë, për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, shkruan Insajderi.

    Zyra e Kryeministrit nuk ka dhënë detaje për të treguar nëse Hoxha ka ofruar mbështetje për krijimin e Qeverisë, por njoftoi se gjatë takimit është përmendur rëndësia e seancës konstituive të Kuvendit, e cila do të zhvillohet më 15 prill.

    Kjo seancë është një hap i rëndësishëm në procesin e formimit të institucioneve të legjislaturës së 9-të, dhe u diskutua gjithashtu roli dhe angazhimi i partive politike për të përmbushur vullnetin e qytetarëve, të shprehur në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Kurti ka pasur takime të ngjashme edhe me deputetë të tjerë të zgjedhur nga komunitetet joshumicë, megjithatë, ende nuk është konfirmuar nëse të gjithë do ta mbështesin krijimin e qeverisë.

    Takimet konsultative janë paralajmëruar të vazhdojnë në ditët në vijim, në përpjekje për të siguruar shumicën e nevojshme për formimin e institucioneve të reja.

    15 prilli është caktuar si datë për mbajtjen e seancës konstituive.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark