Insajderi
Lajme

Kurti i siguron edhe dy vota – Deputetët e komunitetit ashkali të gatshëm të votojnë pro Qeverisë

Insajderi
03 April 2025 - 18:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti i siguron edhe dy vota – Deputetët e komunitetit ashkali të gatshëm të votojnë pro Qeverisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përmbyllur ciklin e takimeve konsultative me partitë politike të komuniteteve joshumicë, duke u takuar me Kryetarin e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Etem Arifi, dhe deputetin e zgjedhur të komunitetit ashkali, Artan Asllani, shkruan Insajderi.

Gjatë këtij takimi, diskutuan për hapat e ardhshëm në drejtim të formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm mes palëve.

Ata potencuan rëndësinë e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë pa vonesa, duke e vlerësuar këtë si një përgjigje ndaj vullnetit të qytetarëve për zhvillim dhe progres, të shprehur në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Në këtë mandat, Artan Asllani, tani deputet i zgjedhur, ka shërbyer si Këshilltar i Kryeministrit nga radhët e komuniteteve joshumicë.

Kurti e falënderoi për punën, angazhimin dhe kontributin e tij në artikulimin e kërkesave të komunitetit ashkali dhe promovimin e mundësive që qeveria ka ofruar për komunitetet joshumicë në punësim, arsim, kulturë dhe rini.

Gjatë ditës, Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi patën takime të tjera konsultative me deputetë të zgjedhur dhe përfaqësues të komunitetit turk, egjiptian, boshnjak, rom dhe ashkali, duke intensifikuar përpjekjet për të siguruar mbështetje më të gjerë për formimin e institucioneve të reja.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark