Insajderi
Lajme

E paprecedentë, ministrja Rizvanolli akuzon qytetarët për shpenzim energjie për prodhim droge

Insajderi
03 April 2025 - 21:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E paprecedentë, ministrja Rizvanolli akuzon qytetarët për shpenzim energjie për prodhim droge
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë një akuzë të paprecedentë ndaj disa qytetarëve të Kosovës, duke thënë se një pjesë e vogël e amvisërive po konsumon një pjesë të madhe të energjisë elektrike për aktivitete që nuk janë të justifikueshme, shkruan Insajderi.

Ajo u shpreh se shpenzimi i lartë i energjisë gjatë muajve të pranverës dhe verës është i vështirë për t’u shpjeguar, duke pretenduar se mund të ketë lidhje me aktivitetet informale dhe të paligjshme, përfshirë prodhimin e drogës dhe kriptomonedhave.

“Është shumë vështirë të shpjegohet, veçanërisht përgjatë muajve të verës dhe të pranverës. Gjatë dimrit mund të thuash që një shtëpi e madhe me pishinë, nëse nxehet gjatë gjithë kohës, i shpenzon kaq. Mirëpo përgjatë muajve të tjerë, me të vërtetë është vështirë për ta shpjeguar, përveç ndoshta kryptovalutave ose prodhimit të drogës, apo prodhimit tjetër që nuk është ilegal, por që është informal,” tha ajo në Atv.

Ajo tha se sipas të dhënave të analizuar kohëve të fundit, 12 për qind e familjeve kanë konsumuar rreth 40 për qind të energjisë në nëntor 2024.

Ndërkohë, të shtunën, më 5 prill 2025, në Prishtinë do të mbahet një protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, e cila pritet të ketë një ndikim të rëndë për qytetarët dhe bizneset.

Aktivistët dhe qytetarët do të mblidhen në sheshin “Skënderbe”, duke filluar nga ora 15:00, për të shprehur kundërshtimin ndaj rritjes prej 15% të tarifave të energjisë elektrike.

/Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark