Raportimet për falimentim/ Comodita del me demant publik: Nuk qëndrojnë lajmet dashakeqe, po punojmë me kapacitete të plota - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportimet për falimentim/ Comodita del me demant publik: Nuk qëndrojnë lajmet dashakeqe, po punojmë me kapacitete të plota

    Insajderi
    04 April 2025 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Comodita dëshiron ta sqarojë opinionin publik se po funksionojnë me kapacitete të plota, në përputhje me të gjitha detyrimet ligjore dhe operacionale.

    “Si edhe çdo kompani tjetër, edhe ne i kemi dinamikat e operimit në treg, bazuar në të cilat rekrutojmë punëtorë të rinj, ose riorganizohemi me ndonjë shkurtim.

    Kjo nuk paraqet lajm, pasi që është proces normal i veprimtarisë dhe funksionimit ekonomik”, thuhet në njoftim.

    “Duke pasur këto parasysh, ne dëshirojmë të demantojmë plotësisht një artikull të publikuar gjatë ditës nga një portal i caktuar, i cili përhap informacione të rreme në lidhje me funksionimin e kompanisë sonë, duke mos u mbështetur në asnjë fakt.

    Njoftojmë se çdo “lajm” për mbyllje apo ndalim të veprimtarisë sonë është i pavërtetë dhe dashakeq.

    Ftojmë të gjithë të interesuarit, konsumatorët tanë, si dhe mediat, që të mos bien pre e dezinformatave dhe të referohen gjithmonë te kanalet zyrtare të kompanisë për çdo informacion të nevojshëm”, transmeton Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark