Mblodhën mijëra euro për të surprizuar Gjestin në BBVA – Djemtë e Diasporës mashtrohen, organizatori zhduket me paratë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Mblodhën mijëra euro për të surprizuar Gjestin në BBVA – Djemtë e Diasporës mashtrohen, organizatori zhduket me paratë

    Insajderi
    04 April 2025 - 23:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër djem, shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë në Europë, menduan të mblidhnin së bashku disa mijëra euro për ta surprizuar të preferuanin e tyre në Big Brother VIP Albania, Gjestin.

    Ata mblodhën mbi 5000 euro të cilat do të përdoreshin për fluturimin e disa parashutave dhe dronëve mbi shtëpinë e BBVA, por ditën që ishte caktuar fluturimi, kjo gjë nuk ndodhi.

    Personi që mori përsipër organizimin dhe mbledhjen e fondeve quhet Diamant Aliu, 32 vjeç nga Ferizaj i Kosovës. Ishte pikërisht ky i fundit që më pas u zhduk duke mos iu përgjigjur djemve se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë u bë me paratë.

    Piranjat udhëtuan drejt Ferizajt për t’u takuar nga afër me Diamantin, por ai nuk u bë i gjallë për pjesën më të madhe të ditës. Gjatë një komunikimi me bashkëshorten e tij, kjo e fundit tha se ishte ndarë nga Diamanti dhe se nuk kishte gisht në mashtrimet e tij.

    Në një fshat të vogël pranë Ferizajt, Piranjat tentuan të komunikojnë edhe me familjarë të tjerë të Diamantit, por ata nuk ndodheshin aty. Në kthim, në shtëpinë ku ai banon në Ferizaj, gazetari u përball me të në derën e shtëpisë, por Diamanti e mbylli derën duke mos dhënë asnjë sqarim se ku kanë përfunduar lekët e përvetësuara, transmeton Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark