Këto lagje të Prishtinës sot do të mbesin pa ujë për disa orë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto lagje të Prishtinës sot do të mbesin pa ujë për disa orë

    Insajderi
    05 April 2025 - 09:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një pjesë e qytetarëve të Prishtinës, sot do të përballen me mungesë të ujit, për shkak të punimeve teknike të planifikuara nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

    Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, punimet do të realizohen nga ora 09:00 deri në 16:00, dhe gjatë kësaj kohe pritet të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa rrugë të kryeqytetit, shkruan Insajderi.

    E zonat që do të preken nga ndërprerja janë:

    Rruga “Nënë Tereza”

    Rruga “Rexhep Luci”

    Rruga “Qamil Hoxha”

    Rruga “Tringë Smajli”

    Rruga “Bajram Kelmendi”

    Rruga “Agim Ramadani”

    si dhe rrugët në Qendër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark