Insajderi
Show

“Ata mu gjujtën 3 veta, më rrafën”, del momenti kur Rasimi i TikTokut sulmohet nga disa persona në Gjermani

Insajderi
05 April 2025 - 10:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ata mu gjujtën 3 veta, më rrafën”, del momenti kur Rasimi i TikTokut sulmohet nga disa persona në Gjermani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është publikuar një video ku shfaqet momenti kur tiktokeri i njohur Rasim Avdyli sulmohet brutalisht nga tre persona brenda një WC-je publike në Gjermani.

Në pamjet e rënda, Rasimi shihet i pambrojtur teksa fillon të mbrohet. Videoja është bërë virale në rrjete sociale, duke ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit dhe opinioni publik.

Rasim Avdyli është një figurë e njohur në TikTok, me mijëra ndjekës që e ndjekin për përmbajtje satirike dhe humoristike. Pas publikimit të videos, shumë ndjekës kanë shprehur shqetësim për gjendjen e tij shëndetësore, e cila ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht.

Autoritetet gjermane pritet të nisin hetimet mbi rastin, ndërsa pritet të identifikohen dhe ndëshkohen autorët e dhunës.

@rip1_43 #rasimavdyli #shqip #kosova #aroni #cllevio #aleksvisha #gilan #dhezi #dhezipahiri #dhezmotrentaqifsha #gjesti #memestiktok #rasimi ♬ original sound – Potera🔱


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark